Kur vjen puna për ushqimet në tavolinën e Vitit të Ri, të gjithë supersticiozët i harrojnë gatimet që sjellin ters. Kjo nuk do të thotë se ato nuk janë prezente. Këto besytni ekzistojnë prej vitesh në kultura të ndryshme.
Ja se si duhet të ushqeheni dhe çfarë të mos konsumoni gjatë natës së Vitit të Ri, nëse jeni vërtet supersticiozë, për të pasur një vit të mbarë në 2017.
Qëndroni larg ushqimit me krahë
Krahët e pulës nuk janë ushqimet e duhura për t’u konsumuar në festat e Vitit të Ri. Përgjithësisht ata nuk përdoren kështu që ju mund t’i shmangni shumë thjesht, nëse gatuani në shtëpi.
Por nëse jeni duke festuar jashtë, mundohuni që t’i shmangni nga tryeza. Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë fundvit.
Thuajuni ‘jo’ pulave
Pulat janë një zgjedhje e mirë për t’u ngrënë gjatë gjithë vitit, por ju mund të bëni pa to, për një natë.
Mos bëni dhuratë majdanozin
Ndoshta nuk do të ishte në zgjedhjen tuaj për dhuratë, por nëse dikush i preferon bimët e freskëta, lëreni mënjanë majdanozin. Mos ia bëni askujt dhuratë, sepse edhe pse ju duket e pazakontë, do t’ju ndjekë fati i keq.
Mos e mbaroni të gjithë pjatën
Çfarëdo që të hani atë darkë, nuk duhet ta mbaroni të gjithë pjatën. Besohet se nëse lini diçka në pjatë gjatë natës së vitit të ri, atëherë vitin e ardhshëm ju do të keni më shumë bollëk.
Mos i prisni bananet
Bananet janë të mbushura me fatin e keq, fatkeqësisht. Jo vetëm që prerja e tyre sjell fat të keq, por kur i merrni në një anije, do të thotë se nuk do të kenë peshkim të mbarë, por edhe mund të humbisni në det.
Shkatërroni guaskat e vezëve
Pasi të konsumoni vezët e ziera, sipas traditës britanike, ju duhet që të shkatërroni guackat e tyre. Sipas kësaj tradite, në qoftë se ju nuk e bëni, një magjistare do të mbledhë vezët dhe do t’i përdorë si varkë, me të cilën do të lundrojë duke sjellë tersllëk dhe stuhi, transmeton shije.al.
Kujdes bukën me vrima
Nëse një fetë bukë në darkën e vitit të ri do të ketë vrimë, ajo simbolizonte një arkivol dhe vdekjen e menjëhershme të dikujt.