Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Orinda Huta së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” në rubrikën “Ndryshe”, ku ka zbuluar shumë të pathëna më parë.
E teksa u pyet nga gazetari Adi Pojani se kush është personazhi i njohur që ajo ka rënë në dashuri për herë të parë, ndërsa Huta tregoi se mashkulli që ajo ka pas një pëlqim ka qenë aktori i njohur Orlando Bloom teksa luante në filmin “The Lord of the Rings”.
“Unë kam rënë në dashuri me Orlando Bloom në kohën që ai luante në “The Lord of the Rings’”– tha Orinda.
Përsa i përket fobisë më të madhe që ka, moderatorja tha që frikësohet shuëm kur udhëton me avion sidomos tani që është bërë nënë.
“Me rritjen më është shtuar një frikë në avion, sidomos kur jam bërë mami më është shtuar më shumë.”- tregoi ajo.
Orinda dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një vajze 2-vjeçare e cila quhet Atara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al