4 Shtator, 2017

Noizy shfaqet i gjakosur në timon, alarmohen fansat


Noizy bën pjesë në ato personazhe të showbizit që di si t’i habisë dhe të jetë protagonist për fansat e tij dhe për gjithë publikun. Në një video të publikuar së fundmi ai i ka trembur pafund ndjekësit e tij, ndërsa shfaqet në makinë me kokën sipër timonit tërësisht i gjakosur.

Megjithatë krahas videos ai ka vendosur edhe shenjën që po xhiron një film. Noizy është bërë pjesë e një filmi që do të titullohet “Blind”. Ai ndodhet në Gjermani së bashku me mikun e tij  të ngushtë aktorin Blerim Destani dhe Xhevdet Jasharin. Ajo që nuk dihet ende është roli që Noizy do të ketë në këtë produksion kinematografik dhe as fabula kryesore e filmit.

 

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al