9 Maj, 2024

Nominim i fortë, Jul Deda “zbulon” konkurrentin që do eleminohet të shtunën nga “BBV”: S’ka çfarë bën më


Modelja Françeska Murati me Kutinë e Pandorës dërgoi në nominim veten së bashku me Roza Latin dhe Erjola Doçin, ndërsa Heidi ishte në një televotim të përhershëm.

Aktori Juian Deda së fundmi ka treguar se Heidi Baçi është më e rrezikuara për të dalë nga “BBV”, sepse sipas tij banorja nuk ka çfarë të japë më shumë në shtëpi.

Gjatë bisedës Meriton Mjekiqi u shpreh se Heidi dhe Roza janë më të rrezikuara sepse nuk kanë situata, duke mbështetur mendimin e aktorit.

“Edhe Françeska mund të jetë e rrezikuar”– tha Juli, teksa Erjola u shpreh: “Mund të jem edhe unë, nuk i dihet”.

 

Pjesë nga biseda:

Graciano: Jul kush mendon se del?

Meritoni: Dihet se kush ka dhënë për këtë lojë

Juli: Për mua duhet të dalë ajo (Heidi). Për çfarë të qëndrojë, çfarë ka bërë? Me llogjikë çështje s’ka, debate s’ka me Egël nuk po sqaron gjë

Meritoni: Heidi ose Roza

Juli: Po ta shikosh me vëmendje gjithë ditën e saj…

Erjola: Po mund të ketë fansat e saj

Juli: Ok por po them që me llogjikë loje s’ka çfarë bën më

Meritoni: Edhe Roza se me mua ka debate, është e përfshirë në këtë pjesën… A më kupton?

Juli: Edhe Françeska mund të jetë e rrezikuar

Erjola: Mund të jem edhe unë, nuk i dihet

Meritoni: Françeskën dhe Erjolën nuk i shikoj të rrezikuar këtë herë

Juli: Varet se si është shikuar jashtë kjo gjëja që është diskutuar në studio atë ditë

Erjola: Sa e bezdisshme është bërë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al