Robert Berisha dhe Nora Istrefi konsiderohen ndër çiftet më të bukura të showbizit shqiptar. Të lidhur në martesë vetëm para pak vitesh ata janë prindër të një vogëlusheje të quajtur Renee.
Edhe pse kohët e fundit ka pasur aludime se raporti mes këngëtarëve nuk po ecën mirë dhe ata janë duke përjetuar një krizë, gjë e cila është përforcuar pasi çifti kohët e fundit nuk është parë apo fotografuar bashkë. Por me këtë foto dhe shikimin në sytë e tyre, duket se e kanë shuar çdo hamendësim.
Çifti është shfaqur bashkë në një dasmë, elegantë dhe të gëzuar përkrah njëri-tjetrit.
Në Insta-Story, Roberti ka postuar një foto në të cilën është ulur afër Norës dhe e shikonte atë me shumë dashuri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al