Ky sezon i ri e ka gjetur Nora Istrefin në pozita më të ulëta se vitet e shkuara. Artistja ndër vite ka mbajtur postin e një ndër artisteve më të paguara.
Nëse kohë më parë këngëtarja do të shkelte në një koncert live, do të paguhej 5 mijë euro. Por duket se me kalimin e viteve dhe mungesave e hiteve ka bërë që artistja ta ‘ulë piacën’ dhe sot të paguhet deri në 3 mijë euro në koncerte.
Madje, javën e fundit në rrjet ka nisur edhe një sherr virtual mes saj dhe menaxherit të VIP-ave, Alesio Alia, i cili ka folur së fundmi rreth koncerteve të këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në Australi.
I ftuar në “Shqipëria Live”, ku po fliste për fitimet e këngëtarëve shqiptarë në koncerte, ai shprehu se artistët që kërkohen dhe paguhen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.
Gjithashtu, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe momentet e tij, kur ka humbur para nga koncerti i një artisti dhe këtu ka përmendur këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Alesio u shpreh se artistja nuk ka pasur këngë hite dhe për t’i bërë një nder menaxherit të Norës, i cili ishte dhe miku i tij, e mori në koncert, por për fat të keq ai rezultoi i humbur dhe nuk pati asnjë fitim, teksa shtoi se ky lloj profesioni është si bixhoz, ose fiton, ose humbet.
“Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha suport fare nga ata, por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra asnjë gjë, por humba lekë nga koncerti i Norës. Kjo punë bixhoz është o fiton, o humbet”, u shpreh ai.
Mirëpo, pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe reagimi i Norës në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, këngëtarja i ka hedhur poshtë fjalët e Alesios duke i quajtur të pabaza, teksa ka treguar se ai nuk tregon seriozitet në organizimet e eventeve dhe se arsyeja ishte zhgënjimi që ai u dha fansave duke mos sjellë në koncert këngëtarët që iu kishte premtuar publikut.
“Është dëshpëruese ku dëgjova një deklaratë si ajo e Alesios në ‘Top Channel’. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi, pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh joseriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxori në shitje biletat.
Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë shqiptarë dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ia kenë marr inat. Sikur të ishte korrekt, nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza…”, shkroi artistja.
Menaxheri i VIP-ave, Alesio Alia, i është kundërpërgjigjur këngëtares Nora Istrefi, pasi kjo e fundit e akuzoi se nuk ka seriozitet në organizimet e eventeve të tij.
Në një postim në “Instastory”, Alesio Alia ka folur për reagimin që Nora Istrefi bëri duke e shprehur se në fakt është ajo personi që nuk ka seriozitet në punë. Ai ka sqaruar gjithashtu të gjithë eksperiencën e tij me këngëtaren duke theksuar se ka fakte për gjithçka që ka deklaruar.
“Në shkurt të këtij viti ftova dhe Nora Istrefin për të qenë pjesë e një koncerti në kuadër të Pavarësisë së Kosovës. Por duke qenë se ajo vinte nga larg e lejova që të bënte edhe një koncert tjetër në Adelaide. (Të gjitha të faktuara me kontrata).
Që natën e parë, Nora dhe menaxherja e ndërruan pa leje suitën e hotelit ku po qëndronin me pretendimin se kishte zhurmë. Hotel në të cilin ka qëndruar më parë edhe Kida. Së dyti, kur ditën e provës gjenerale shkuam për të bërë soundcheck, në praninë e Dj Sardit, këngëtarja nuk kishte me vete as USBnë e këngëve të saj. (Këtu duke qartazi serioziteti i një artisti në punën e tij.)
Së treti unë kam komunikuar disa herë me Norën dhe menaxheren e saj që të postonin posterin e koncertit, siç ka bërë çdo këngëtar shqiptar dhe i huaj, dhe ajo nuk e bëri deri sa kishte në dorë vizën e saj. (Madje, edhe kur bëri një video për të treguar emrin e lokalit që do të performonte, edhe atë e tha gabim. Nëse ju duhet juve mediave e kam atë video), shkruan ndër të tjera Alesio Alia.
Sa i përket deklaratës së tij se Nora Istrefi nuk ka pasur këngë hite dhe nuk pati asnjë fitim nga ajo, Alesio Alia shkruan: “Kjo deklaratë e imja nuk as nuk e ul, as nuk e ngre suksesin 15-vjeçar të Nora Istrefit, e cila mund të mbushë sallat e koncerteve në Shqipëri e Kosovë. Unë thjesht ndava eksperiencën time të punës me të, që s’mund të jetë domosdoshmërisht e juaja”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al