6 Tetor, 2017

Nora Istrefi dhe Eni Koçi bëjnë ‘xing’ me veshjen e tyre dhe kjo nuk është hera e parë


Ndodh shpeshherë që personazhe të njohur të ekranit të vishen njësoj e ndonjëherë edhe me të njëjtat veshje.

Ditën e djeshme Nora Istrefi ka publikuar disa foto në Instagram në të cilën shfaqet e veshur me një stil ndryshe nga sa ne jemi mësuar; në dukje serioze, por me një bluzë të tejdukshme e të ngushtë që nxjerrë në pah hiret e saj femërore.

Fotoja e saj është pëlqyer shumë nga ndjekësit por të njëjtën mënyrë të veshuri e të kombinuari e kemi parë edhe në një tjetër këngëtare.

Bëhet fjalë për Eni Koçin e cila çmendi rrjetin kur publikoi foto me një fustan me pjesën e sipërme të tejdukshme. Të dyja ngjanë seksi dhe mjaft ekstravagante me këtë veshje, por si mendoni ju, cilës i shkon më shumë?

Kujtojmë këtu se kjo nuk është hera e parë, pasi rrobat e banjës të veshura nga Nora Istrefi në klipin “Bamboleo” të publikuar në vitin 2015 , i ka veshur edhe  Eni Koçi në setin  fotografik  të para disa kohëve. Epo, kush kopjon, kë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al