Në Norvegji, skuadra e Lilestrom fitoi Kupën e Norvegjisë, pasi mposhti në finale Sarpsborg 08, me rezultatin 3-2. Por, më tepër se sa për ngritjen e trofeut, bujë ka bërë festa e çmendur e lojtarit Aleksander Melgalvis.
28-vjeçari doli në ballë të skenës që ishte organizuar për të dorëzuar trofeun dhe filloi të zhvishej para të gjithëve. Në fund, kur ishte totalisht nudo, ai vendosi trofeun e Kupës së Mbretit tek vendi i tij intim.
“Nuk pendohem për veprimin tim. Ishte diçka spontane, për të cilën mora shumë reagime pozitive” – deklaroi Melgalvis pas festës, edhe pse u kritikua nga shoqata e futbollit norvegjez.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al