Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2022”, Ronela Hajati iu ka uruar fat të gjithë miqve të saj në finalen e madhe të festivalit europian.
Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja shqiptare, e cila nuk arriti të kualifikohej në finale, iu “kërkon” kolegëve të saj “ta djegin edhe për të” mbrëmjen e sotme.
“Shumë fat të gjithë miqve të mir në finalen e madhe sonte, digjeni edhe për mua”- shkruan ajo krahas një fotoje të publikuar.
Më tej Ronela ka postuar edhe një pjesë nga performance e Chanel, përfaqësueses së Spanjës, shoqëruar me disa emoji.
Ronela Hajati me këngën e saj “Sekret” realizoi një performancë magjike ne skenën e kompeticionit të muzikës europiane. Ajo mori brohorima të mëdha, por fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej për në finale.
Të shumtë ishin ditën artistët, kolegët dhe jo vetëm të Ronelës që kanë reaguar në llogaritë e tyre sociale.
Sa i përket kritikave, këngëtarja ka marrë reagime në lidhje me veshjen, me performancën e cila u konsiderua shumë provokuese dhe tekstin e këngës. Megjithatë, pavarësisht kritikave duket se Ronela Hajati ka fituar dashurinë e shumë njerëzve kudo në Europë.
Këtë e tregoi vetë ajo në një postim në Instagram ku ka publikuar një screenshot që tregon se performanca e saj ka rreth 1 milionë klikime. Dhe një video nga një club në Itali ku ka shkuar mbrëmë pas Eurovisionit për të pirë dhe harruar por është përballur me një surprizë të këndshme.
Të gjithë të pranishmit kanë nisur të duartrokasin dhe brohorasin emrin e saj teksa Ronela ka shpërthyer në lot.
“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA“-shkruan ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al