5 Prill, 2022

“Nuk besoj më në dashuri” – Një vit pas ndarjes me Keisin reperi e thotë hapur: Dua një nuse të huaj ose…


Që pas ndarjes nga Keisi, ish-bashkëshortja e tij, Stresi është shfaqur gjithnjë i vetëm, madje pak kohë më parë vetë ai ka konfirmuar se është beqar.

Në një reagim të bërë ndaj lajmit të Panorama Plus në lidhje me jetën e re të ish-bashkëshortes së tij Keisit në Kanada, reperi bëri një deklaratë të fortë ndaj femrave shqiptare.

“Shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babës tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”- shkroi ai dy ditë më parë.

I ftuar në një intervistë, duke marrë shkas nga deklarata e tij, Stresi u pyet edhe në lidhje me jetën e tij private, ku shprehu se nuk beson më në dashuri. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lusha, shtoi se tani e tutje dëshiron që partnerja e tij e ardhshme të jetë e huaj ose të jetojë jashtë Shqipërisë.

“Tani e mbrapa dua një nuse të huaj, ose që jeton jashë. Sepse nuk besoj më në dashuri. Çfarë kam parë këtu…nuk dua të paragjykoj por është shumë e vështirë. Kjo është zgjedhja ime për partneren e ardhshme.”- tha ai në “Ftesë në 5.”

Kujtojmë se në sqarimin e tij për deklaratën  ku tha se “shumica e vajzave në Shqipëri shkojnë me moshën e babait të tij”, reperi tregoi se ky është realiteti dhe shtoi se modeli i ish-bashkëshortes së tij Keisit është për t’u vlerësuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al