24 Dhjetor, 2020

“Nuk dija as emrin tim”- Ronela Hajati ndan me ndjekësit videon e rrallë ku shfaqet e dehur


Duket se këtë fundvit në Instagram trendi më i ri do të jetë “Show me a picture of” (Më trego një foto të), që konsiston në publikimin e një fotoje që një personazhi të caktuar u kërkohet nga ndjekësit në rrjete sociale.

ronela hajati (1)

Kësaj loje i është bashkuar edhe Ronela Hajati, e cila ka publikuar çdo foto që fansat i kanë kërkuar.

ronela hajati (5)

Një ndër postimet e këngëtares përfshin një video të realizuar gjatë kohës kur ajo ka qenë e dehur.

Pamjet e saj janë realizuar gjatë një udhëtimi që Ronela bëri në New York.

ronela hajati (5)

Nuk dija as emrin tim”, ka shkruar krahas videos Hajati, teksa shfaqet duke kërcyer në një club.

Ronela vendosi që këtë vit të merrte pak kohë për veten dhe të shkëputej përkohësisht nga muzika, duke zbuluar se do të rikthehet me një album.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al