14 Mars, 2018

Nuk do e besonit se është i njëjti person! Bukuroshja ruse që nuk njihet më pas aksidentit (FOTO+VIDEO)


Kishte shumë ëndrra, por një aksident i frikshëm ia la në mes. Një studente ruse juridiku, e cila njihej edhe si “më e bukura e kursit”, ka rrëfyer se si një aksident me makinë, i shkaktuar nga i dashuri i saj, e ka shndërruar tërësisht.

Ajo është Maria Lebedeva, ku si pasojë e aksidentit u verbua dhe pësoi dëmtime në tru.

Aksidenti ndodhi pasi i dashuri i saj i “nevrikosur” kaloi me të kuqe dhe u përplas me një makinë tjetër në Novosibirsk, në jug të Rusisë.

“Daily Mail” shkruan se 23-vjeçarja, e cila ëndërronte të bëhej avokate, është në agoni gjatë gjithë kohës që nga gushti i vitit 2016. Ajo e ka treguar historinë e saj të tmerrshme në mënyrë që të gjejë doktorë që mund ta ndihmojnë.

“Kam qëndruar në koma për 10 ditë. U verbova, pësova dëmtime në tru dhe në shtyllën kurrizore. Unë u vonova gjysmë ore dhe i dashuri ishte zemëruar shumë. Sapo hyra në makinë, ai po më bërtiste. Pas aksidentit, më braktisi. Më tha që nuk e kishte fajin vetëm ai, por të dy. As falje nuk më kërkoi. Nga ai aksident nuk humba vetëm bukurinë, por më shumë se aq”, shprehet Lebedeva.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al