4 Dhjetor, 2017

Nuk do ta besoni se çfarë profesioni do të kishte bërë Luana Vjollca po të kishte mundësi


Luana Vjollca shquhet për protagonizmin e saj jo vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe batutave apo performancës në programin e saj ‘’Shiko kush luan’’. Gjatë puntatës së kësaj të shtune, duke qenë se shpeshherë e kanë akuzuar sikur ‘’mbështet ‘’skuadrën Blu, Luana zgjodhi që këtë herë, t’i bashkohej skuadrës së Kuqe. Përballë saj, Kapiteni Manushi vendosi deputetin e PD-së, Ervin Salianji në lojën “Vetëm 5 Sekonda”.

Ndër pyetjet që ju drejtuan Luanës  njëra ishte që ajo duhej të përgjigjej për tre profesionet e tjera që do të donte të bënte po të kishte mundësi. “Elektriciste, muratore, hidraulike”, ishte përgjigja paksa habitëse e Luanës. A mund ta imagjinoni në ato zanate ?

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al