30 Gusht, 2024

Nuk do të jetë Gjeneva! Ja cili qytet i Zvicrës do të presë Eurovizioni i radhës


Bazeli, metropoli i madh në Rhine të Zvicrës, do të presë Eurovision Song Contest 2025, konkursi më i madh i këngës në botë, njoftoi sot Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) .

eurovision 2025

Bazeli, një qendër e industrive kimike dhe farmaceutike si dhe kulturës me disa muze të njohur ndërkombëtarisht, u preferua mbi Gjenevën,  i vetmi qytet tjetër i përzgjedhur në fazën përfundimtare bazuar në kritere që përfshijnë lidhjet e transportit, kapacitetin e hoteleve dhe sigurinë.

Kritere të tjera janë dhomat e disponueshme, qëndrueshmëria dhe depozitimi i mbeturinave, si dhe përvoja në organizimin e eventeve në shkallë të gjerë.

Finalja, e ndjekur nga 163 milionë shikues në mbarë botën këtë vit, do të zhvillohet të shtunën, më 17 maj 2025.

Në Bazel, autoritetet kanë thënë se konkursi do të mbahet në St Jakobshalle, i cili mund të strehojë 12,000 fansa të Eurovizionit.

Kujtojmë se Zvicra fitoi konkursin e këtij viti me artistin Nemo.

nemo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al