Pak ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda festuan 1-vjetorin e djalit të tyre, Krid.
Me këtë rast, moderatorja dhe aktorja e njohur ndau me të gjithë në rrjete sociale portretin e të voglit të saj, të cilin e kishte mbajtur sekret gjatë gjithë kësaj kohe, ndonëse fotot me të nuk mungonin në llogaritë e prindërve online.
Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar tek “Rudina”, Klea foli më shumë për mëmësinë.
Ajo zbuloi se gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, ka kaluar depresion dhe e ka përjetuar shumë keq.
Mes mendimeve negative, moderatorja u shpreh se ajo që mendonte ishte fakti që karriera e saj kishte marrë fund.
“Të jem e sinqertë tre muajt e para të shtatzënisë kam kaluar një depresion shumë të thellë. Kridi ka ardhur me dëshirë e të dyve ne, por mbase nga ndryshimi i hormoneve të trupit, trupi po pësonte një ndryshim shumë të madh, po krijonte hapësirë për një qenie tjetër, domethënë një realitet tjetër që unë nuk kisha kurrë përballë.
Edhe pse e doja dhe ishe me dëshirë ardhja e Krid, prapë ndodhi kjo pjesa e depresionit që nuk e shpjegoj dot sot e kësaj dite.
Unë hoqa dorë nga shumë gjëra, mendoja këtë pjesën që më iku karriera, nuk do kem kohë për asnjë gjë, domethënë të gjitha gjërat e errëta më vinin në kokën time në atë periudhë, nuk doja të shikoja asnjë, nuk doja të rrija me askënd, çdo gjë më dukeshe sikur nuk jam gati, thoja çfarë bëra?
Mendime që kur i mendoj sot edhe i them për të gjitha nënat që u ndodh kjo gjë, që nuk jeni vetëm, edhe mua më ka ndodhur kjo gjë, më ka shkuar mendimi shumë thellë që nuk po i them dot të gjitha, por e kalova me ndihmën e të afërmve të mi. Po u them kërkoni ndihmë, edhe ndihmën e psikologut, nuk është fare turp.
Në momentin që ti e ndjen që nuk po e ndihmon veten, duhet patjetër që të tjerë rreth vetes të të ndihmojnë”,- rrëfeu Klea.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al