Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ka folur së fundmi për jetën e tij private.
I ftuar tek “Rudina”, artisti është shprehur se situata e tij është disi e ndërlikuar dhe se nuk ka pasur deri më tani diçka serioze me asnjë vajzë.
Ndër të tjera, ai shtoi se nëse do të lidhet seriozisht, nuk do ta ketë problem ta tregojë këtë para të gjithëve.
“Është një temë e ndërlikuar, nëse këndoj një këngë apo shkruaj një tekst normalisht që kam punë me personalitetin. Për shembull, nëse flas për Zhuljetën, nuk flas për Zhuljetën, por për një tjetër emër. Lidhjet e mia, ose dashuria, nuk ka akoma diçka konkrete për t’ia treguar mediave, prandaj unë nuk i shpall.
Nuk jam tip që jap emra që të them kam qenë me këtë influencuesen ose me modelen. Nuk e shoh të arsyeshme të shpall një herë njërën, një herë tjetrën, nëse e kam një seriozisht, mund ta kap përdore dhe të dal në media e të vij këtu. Këtë pjesë kam filluar ta mendoj që 5 vjet, por nuk ka dalë akoma personi i duhur”,- tha Bujupi.
Mirëpo, si e mendon Ardiani vajzën ideale për të?
“Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër.
Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë tek shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë”,- tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al