29 Maj, 2021

“Nuk dua të bëj skandal”- I dha Zvicrës vendin e 3-të në “Eurovision”, por nuk u pranua në Festivalin e Këngës, Gjon’s Tears ka dy fjalë të fundit për Alketa Vejsiun


Gjon Muharremaj arriti të renditej i treti në “Eurovision 2021” me këngën “Tout l’Univers”, me të cilën përfaqësoi Zvicrën.

alketa vejsiu, gjon muharremaj, gjons tears (2)

Por pak muaj më parë, këngëtari tha se ka dashur të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e madh të muzikës në Evropë, madje tha se kishte aplikuar edhe në Festivalin e RTSH-së, por nuk është pranuar.

gjon's tears, gjon muharremaj1

Ai u shpreh se kishte komunikuar me moderatoren Alketa Vejsiun, e cila fillimisht i kishte thënë të aplikonte, por më pas e kishte telefonuar duke i thënë “se ishte shumë vonë për të marrë pjesë”.

gjon's tears, gjon muharremaj

Ndërsa shtoi se Vejsiu i kishte thënë se do merrte pjesë në Festivalin e Këngës si i ftuar, por sipas tij, “çuditërisht kjo gjë nuk ndodhi”.

gjon's tears, gjon muharremaj (9e)

Pas deklaratave të Gjon’s Tears dhe renditjes së tij në vendin e 3-të, reagoi edhe Alketa Vejsiu, e cila dha versionin e saj. Prezantuesja u shpreh se ajo dëshironte shumë që artisti të ishte pjesë e Festivalit por “ardhja e këngës ishte jashtë kohe dhe për më tepër në frëngjisht”.

elvana gjata, alketa vejsiu (3)

Së fundmi, teksa ishte i ftuar në “Wake Up”, Gjoni ka folur për herë të fundit për këtë temë duke thënë:

elvana gjata, alketa vejsiu (7)

Me thënë të drejtën nuk është gjë që më intereson shumë. Nuk e kisha dëgjuar më parë deklaratën e Alketës. Unë kam bërë të pamundurën të shkoja atje dhe është gjë shumë e bukur.

Nuk po them që gjithmonë kanë tentuar të më ulin poshtë apo të mos më marrin. Unë tani nuk dua të bëj skandal, asgjë, sepse nuk e kam problem.

Unë arrita ta realizoja në Zvicër këtë gjë dhe jam shumë krenar që ndodhi në Zvicër dhe s’kam asnjë problem me asnjëri. Unë jam shumë i lumtur që u bë ‘Eurovision’, kështu që nuk kemi pse të bëjmë asnjë skandal. Për mua kjo është histori e vjetër, kështu që le të shkojmë përpara”,- u shpreh këngëtari.

gjon's tears, gjon muharremaj (9) gjon's tears, gjon muharremaj (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al