7 Prill, 2022

“Nuk dua të jem në treshe, nuk jam…”- Mevlani përsëri mes dy vajzave në Për’Puthen, largohet nga takimi me konkurrenten: Kam qëllime të qarta


Ashtu si sezonin e kaluar, konkurrenti i Për’Puthen, Mevlan Shaba duket se po gjendet sërish në një trekëndësh dashurie, mes një biondeje dhe një bruneje.

Gjatë punatës së sotme u transmetua takimi i tij me konkurrenten Efi Dhedhes, takim i cili solli edhe reagimin e konkurrentes tjetër që ka pëlqim për Mevlanin, Filloretës.

Takimi nisi me diskutime të ashpra nga ana e Efit, e cila ishte e bindur që ky takim do të ishte vetëm për sqarimin mes tyre.

“Do gjë prej meje”, u shpreh Efi gjatë takimit dhe Mevlani iu përgjigj: “Ty.”

Konkurrenti shtoi se ka pëlqim ndaj saj, por ka frikë nga lëndimi dhe tha se arsyeja e vetme e distancimit të tij ka qenë paqartësia që ajo ka pasur për djemtë e tjerë.

Ai i tha Efit se nuk mund të pëlqejë tre veta njëkohësisht duke shfaqur shenja xhelozie. Megjithatë, takimi i tyre ishte i shkutër pasi të dy konkurrentët vendosën ta linin përgjysmë.

“Fol taman siç flet kur jemi mbrapa kamerave ose mos fol më. Nuk kam më nerva”- tha Efi dhe më pas Mevlani u largua nga takimi.

Por, gjatë diskutimit në studio ka folur edhe Filloreta, e cila tha se nuk është as Lediana dhe as Antonela, dy ish-konkurrentet e sezonit të kaluar. Ajo shtoi gjithashtu se nëse vëren që Mevlani ka pëlqim më të madh për Efin do të lërë studion.

Filloreta: Ende vazhdon flirtimi. Unë mund t’i them që nuk jam as Lediana dhe as Antonela që të hyj në mes, dhe të jem ne treshe. Këto gjëra tek unë nuk ekzistojnë. Ky duhet të dijë se çfarë do, normal që do të ketë edhe kohën e duhur për mua mundet të bëjë edhe një takim tjetër që ti shikojë gjërat më mirë. Në momentin që unë jam këtu edhe e shof që është i lëvizur atëherë dua t’i shikoj, kisha dëshirë që ti shikoja. Nëse shoh ndonjë gjë që nuk kam dëshirë ta shikojë syri im atëherë unë lë studion. E kam thënë nga fillimi që Mevlani ka nevojë për një person që është i vetëdijshëm, e di se çfarë do në jetë. Që është në të njëjtin nivel.

Efi: Çfarë niveli? Dmth ti me pak fjalë këto që përmende që t ii ke, unë si kam.

Filloreta: Se di unë mendoj që kam qëllime të qarta.

Efi: Unë s’kam qëllim të qartë?

Filloreta: Se di aty e din ti…

Efi: Ti se di, atëhere nuk mund të thuash dhe t’i japësh vlera vetes. Çfarë niveli? Ma sqaro pak.

Filloreta: Unë s’mund të të them asgjë ty, ti i din gjërat e tua, vlerat e tua. Nivlin e them si të dua unë.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al