2 Gusht, 2021

“Nuk dua të largohem kurrë”- Dua Lipa dhe i dashuri i saj po i shijojnë në maksimum pushimet në Shqipëri


Prej më shumë se një jave, Dua Lipa së bashku me të dashurin, Anwar Hadid, dhe familjen e saj, po shijon pushimet në jug të Shqipërisë. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale foto e video me bikini gjatë ditëve të nxehta.

dua lipa (2)

Para pak orësh, artistja ka publikuar disa foto të tjera, në të cilat shihet e veshur me bikini dhe me një bluzë “crop” ngjyrë rozë. Krahas tyre, ajo shkroi “Nuk dua të largohem kurrë”, duke nënkuptuar se pushimet në vendin e saj po i shijojnë shumë.

dua lipa (3)

Javën e kaluar Dua u vizitua nga djali i madh i Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama. Këtë e bëri të ditur vetë Gregu, i cili publikoi në Instagram-in e tij një foto krah Dua-s e një tjetër krah babait të saj, Dukagjin Lipa-s.

dua lipa (5)

Lipa u prit në Shqipëri nga Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe gjithashtu zhvilloi një takim me ambasadoren Yuri Kim.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo inspektoi punimet në kopshtin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

dua lipa (9)

Ajo gjithashtu vizitoi edhe Muzeun Historik të Skënderbeut në Krujë, nga ku ndau foto në Instagra,-in e saj. Dua ka treguar gjithashtu se ekziston mundësia që së shpejti të vijë me një koncert në Tiranë.

dua lipa, greg rama (11) dua lipa, greg rama (10) dua lipa, greg rama (9) dua lipa, greg rama (8)

dualipa dua lipa, greg rama (6) dua lipa, greg rama (7) dua lipa, greg rama (15) dua lipa (6) dua lipa, greg rama (3) dua lipa, greg rama (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al