Ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Endrik Beba, ka komentuar ndarjen e tij me Sara Gjordenin rreth 9 vite më parë, dhe deklaratat e modeles se ai e ka tradhtuar.
Pas hyrjes së tij në BBV, Sara është shprehur se ndarja e tyre erdhi pasi Endriku e kishte tradhtuar, dhe se kishte qenë vet ajo që e kishte parë, duke thënë “nuk e dija që ai mbante kontakte me ish-in e tij. I kam gjetur në një situatë të pakëndshme”.
Lidhur me këtë deklaratë të Sarës, Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera.
“E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti tek filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq”, tha ai në “Shqipëria Live”.
Deklarata e Sarës në BBV:
“Unë dhe Endriku kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai ka ardhur te nëna ime në Greqi. Gjërat kanë qenë familjare. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij, si nusja e tij. Respekti ka qenë maksimal. Ai më ka dedikuar dhe një këngë. Ka qenë zhgënjimi im i parë kur unë kam qenë 19-vjeç sepse ka qenë një ndihmesë e madhe për mua kur isha në Tiranë, por nuk e dija që mbante kontakte me ish-in e tij.
I kam gjetur në një situatë të pakëndshme. Dhe shumë e shumë situata të tjera të pakëndshme gjatë kohës kur Endriku vazhdonte të ishte i pavendosur midis meje dhe saj. Mua kjo gjë më ka afektuar shumë. Kam qenë 12 ditë në krevat me temperaturë 40 gradë. Nuk e kemi përjetuar mirë, as unë as familja ime. Endriku eventualisht e bëri zgjedhjen e tij. Mund të ketë akuzuar për mua, por pa fakte. Nuk e fajësoj, sepse ka qenë goxha i papjekur. E kam kaluar atë situatë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al