Modelja Aurela Hoxha është munduar që jetën private ta mbajë gjithmonë larg syrit të publikut dhe çdo emocion ta përjetojë vetëm me personat e saj të dashur.
Por mbrëmjen e djeshme, Hoxha publikoi në llogarinë e saj në Instagram një album me foto, mes të cilave ishte edhe ajo ku pozonte duke përqafuar një mashkull. Nisur nga kjo, të gjithë ndjekësit besuan se modelja ka vendosur të mos fshihet më dhe të prezantojë partnerin e saj. Por e vërteta është ndryshe!
Modelja seksi ripublikoi në Instastory të njëjtën foto dhe krahas saj shkroi: “Vëllai im i pashëm”, duke zbuluar se mashkulli krah saj nuk është partneri miliarder, Albani.
Aurela i habiti të gjithë kur zbuloi se është bërë nënë për herë të parë në fshehtësi të plotë. Ajo publikoi disa imazhe me të birin në krahë, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar ende. Gjithashtu, miku i saj, Endrit Mërtiri, zbuloi se emri që Aurela dhe Albani kanë zgjedhur për të voglin e tyre është Alaron.
Ndonëse kanë kaluar shumë pak muaj që kur solli në jetë Alaronin, Aurela është rikthyer në super formë fizike. Ajo nuk i ka kursyer pozat hot e veshur me bikini gjatë kësaj vere.
Prej kohësh, Aurela është larguar nga Shqipëria për të jetuar me partnerin nga Miloti në Spanjë. Ajo ka krijuar një linjë me bikini dhe deri më tani ka realizuar disa sfilata profesionale me modele shqiptare e të huaja.
Ishte “Panorama Plus” ajo që mësoi se pas krizës, rikthimi i Aurelës me partnerin e saj ndodhi për shkak të pritjes së ëmbël.
Megjithatë, dyshja arriti të zgjidhë mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin duke u rikthyer sërish bashkë dhe duke krijuar një familje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al