18 Korrik, 2023

“Nuk e kam menduar kurrë se do njihja një vajzë shqiptare”/ Nga lindja e djalit tek marrëdhënia me Dojna Memën, rrëfehet Vlashent Sata


Kantautori Vlashent Sata ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe raportin e tij me partneren, Dojna Mema pas ardhjes së djalit Nolan Sol.

Collage Maker-17-Jul-2023-05-06-PM-7521

Teksa ishte i ftuar në ‘Më prit në fundjavë’,Vlashenti tha se pas ardhjes në jetë të djalit ai dhe Dojna janë bërë persona më të përgjegjshëm dhe se kanë kuptuar se nuk ka asgjë më të veçantë përveç syve të tij.

I pyetur nëse do të ketë një dasmë tradicionale mes çiftit përveç kurorëzimit, Vlashenti tha se dëshira më e madhe e tij ishte të kthehej pas në kohë dhe të kishte prezent familjarët e tyre, ku shtoi se ai është me fat që e ka në jetën e tij Dojnën.

Pjesë nga intervista:

Si të ka ndryshuar ty jeta pas ardhjes në jetë të djalit?

E kuptoj që përgjegjësia është më e lartë, është gjë shumë e veçantë dhe personale, diçka e jotja ku zbulon ca ishujt që nuk e di që ekzistojnë. Nuk ka pikë rëndësie as paraja, karriera, jeta nuk është më e rëndësishme përveç syve të tyre.

Mbas afatit 2-3 mujor, Dojna ka marrë më tepër pozicion tani tek djali, pasi nuk jam shumë i pranishëm pasi mbledhjet vazhdojnë deri në orën 2.

 A do të kemi një dasmë tipike?

Dëshira ime më e madhe është që të kthehesha në kohë, kjo do ishte dasma ime më e madhe. Po të kisha babin e Dojnës aty dhe timin, nuk do më kishte gëzuar asnjë gosti përveçse ti shihja njerëzit bashkë. Ne kemi nevojë me u takuar bashkë, ndoshta në natën e 4 të koncertit mund të jetë dhe dasma jonë, por ne jemi me fat që e kemi takuar njëri-tjetrin, raportet kërkojnë investim.

Se kam menduar kurrë që do kthehesha në Shqipëri dhe do njihja një vajzë shqiptare, aq më pak Dojnën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al