6 Shkurt, 2025

“Nuk e mendoja kurrë se do të vdiste kaq i ri”- Disa muaj pas humbjes tragjike të Liam Payne, thyen heshtjen e dashura e tij: Është shumë e vështirë


“Nuk do të isha larguar kurrë nga Argjentina nëse do ta dija që ai do të vdiste”, kështu është shprehur e dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, disa muaj pas vdekjes tragjike të ish-anëtarit të grupit të One Direction.

Influencerja amerikane Kate Cassidy, e cila kishte qenë në një romancë më këngëtarin që nga viti 2022 është shprehur për “The Sun” se humbja e Payne ishte një “aksident tragjik”.

“Jo, kurrë nuk kam menduar ai mund të vdiste kaq i ri. Nuk e kisha menduar se kjo mund të ndodhte ndonjëherë,” tha Kate, në intervistën e saj të parë që pas humbjes së partnerit.

Payne vdiq në tetor të vitit të kaluar, pasi ra nga ballkoni i dhomës së hotelit në Buenos Aires ku po qëndronte për disa ditë.

Një javë pas vdekjes së tij, Cassidy postoi një homazh për këngëtarin në rrjetet sociale, duke e përshkruar atë si “mikun më të mirë të jetës”.

Ajo postoi gjithashtu një foto të një shënimi të shkruar nga Payne pak para se të vdiste, duke prentenduar se çifti do të martohej brenda një viti .

Dashuria është kaq e bukur dhe ti vetëm shpreson që gjithçka të funksionojë. Nëse do të kisha pasur mundësi për të parë të ardhmen s’do ta lija kurrë Liam vetëm ato ditë dhe nuk do të isha larguar nga Argjentina,” është shprehur influencerja sipas “The Sun” teksa ka shtuar se: “Nuk e kisha menduar kurrë se ai udhëtim do të shkonte ashtu siç shkoi”.

Payne kishte qenë në Argjentinë me pushime për të parë ish shokun e tij të grupit “Niall Horan” në koncert.

Cassidy tha se ajo ishte larguar nga Argjentina dhe ishte kthyer vetëm në shtëpinë e tyre në Florida për t’u kujdesur për qenin e tyre, Nala.

Unë kisha një përgjegjësi, ne kishim një përgjegjësi. Ne kishim qenin tonë dhe padyshim që kurrë, kurrë nuk e kisha menduar se kjo do të ndodhte,” shpjegoi ajo.

Testet toksikologjike të kryera menjëherë pas vdekjes së Liam zbuluan gjurmë alkooli, kokaine dhe një antidepresant me recetë në trupin e tij, tha zyra e prokurorit në Argjentinë.

Shkaku i vdekjes së tij u konfirmua si “polytrauma”, një term i cili përshkruan lëndimet e shumta traumatike të shkaktuara në trup.

Sipas The Sun, Cassidy që atëherë është larguar nga shtëpia e tyre në Florida dhe është kthyer në New Jersey.

Ndër të tjera Kate është shprehur se këngëtarin e shihte si “shpirtin e saj binjak” dhe se rrugëtimin e jetës pa të tashmë, e sheh shumë të vështirë

“Po përpiqem të jem mirë, por ndjej se jeta ime ka ndryshuar kaq shumë. Mendoj për Liam çdo sekondë të çdo dite. Ndërsa ai nuk do të jetë me mua për të lundruar në këtë jetë, mua do të më duhet ta përballoj këtë pa atë në krah, është vërtet e vështirë,” përfundon Kate.

Çifti u takua në vitin 2022, kur Cassidy ishte një kameriere në Karolinën e Jugut, raportoi gazeta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al