31 Janar, 2024

“Nuk e shpëtova dot”- Juli rrëfen sfidën për të mbajtur gjallë babin, Zed Deda/ Çfarë i tha aktori para se të vdiste: Ditë e parafundit më tha…


Julian Deda ditën e sotme teksa po bisedonte me banorët në “Big Brother VIP” ka treguar se vështirëstë që ka kaluar për të mbajtur në jetë babain e tij, Zef Deda.

Ai tha se në periudhën e pandemisë i ati ishte me covid dhe nuk dëgjonte që të shkonte në spital në Tiranë pasi kishte frikë se do e mbysnin, por e ka çuar në një spital privat me zor.

E kaloi shumë keq, nuk kishte se çfarë të bënte më sepse ai s’donte të vinte as në Tiranë se thoshte më mbysin. Qëndroj 9 dit në shtëpi, 4 ditët e fundit me 40 temperaturën, i hypi mushkëria deri në… E kam marrë me zor me ambulancë dhe e kam sjellë tek një spital privat, nuk doja ta çoja në shtet sepse thash me e çu në shtet e vrava para kohe.”– tha ai.

I mërzit, aktori u shpreh se ka bërë çdo gjë që Zefi mos të vdiste por kësaj të fundit nuk kishte se çfarë ti bënte pasi ishte një sëmundje e pashërueshme, ndërsa tha se e ka vuajtur shumë duke e shikuar prindin duke ikur dhe mos të kesh se çfarë të bësh.

“Kam bërë çdo gjë që ai mos të ikte, por kësaj të fundit nuk i bëja dot gjë se ishte kancer. I doli një kancer në stomak, ne i ka kemi zbuluar para një viti edhe 3-4 muaj i kanë dhënë. Ka vuajtur shumë 2 muajt e fundit dhe vetëm pozitiviteti i tij e ka mbajtur gjallë.

Është shumë e vështirë që të shikosh prindin duke ikur dhe s’ke çfarë të bësh. Ditë e parafundit më tha mua dhe Marios ‘a po më jepni pak frymë more burrë’, se nuk merrte dot frymë dhe i thash hape gojën more bab se të jap unë.”- u shpreh Juli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al