Ish-çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, vazhdojnë ende të komentohen edhe pas ndarjes. Pavarësisht kritikave të shumta për lidhjen e tyre në BBV, dyshja kanë pasur edhe mbështetës nga jashtë.
Një ndër ta ishte edhe mamaja e modeles Oriola Marashi, e cila është mikeshë e ngushtë me Betarix Ramosajn. Xhoi Jakaj ishte e ftuar së fundmi në “Abc e pasdites” së bashku me ish-banorin e BBV, Eltjon Merjan. Ata diskutuan për lojën në BBV, ku balerini shprehu se ditët e sotme shumë njerëz nuk janë realë.
Menjëherë ka ndërhyrë, mamaja e Oriolës, Xhoi Jakaj, e cila e lidhi këtë deklaratë me dashurinë e Donaldit dhe Beatrixës. Ajo tha se nuk e suporton më aktorin e humorit pasi sipas saj ai ishte i pavërtetë.
Pjesë nga diskutimi:
Eltion: Unë kam diçka për sa i përket pjesës së vlerësimit të tjetrit, kam përshtypjen që ditët e sotme nuk e di pse me jepet kjo përshtypja që shumë persona veshin një personazh, nuk janë realë. Këtë gjë e has edhe kam dyshimet e mia sepse vej pikëpyetje që është ky “Ermali” apo ka veshur një personazh?
Xhoi Jakaj: Më pëlqeu shumë, dhe pikërisht se Tokja nuk veshi një personazh dhe ishte shumë i vërtetë në atë që tha dhe u largua shumë shpejt nga formati sepse ai ishte politikisht korrekt me veten e tij dhe audiencën e tij. Nuk të pranon audienca në Shqipëri të jesh korrekt, sa më korret të jesh dhe sa më i mirë të jesh dhe sa më i sjellshëm të jesh është një problem me audiencën. E di tërë bota që aty kam suportuar dy personazhe, Triksën dhe Donaldin. Tani nuk i suportoj të dy, Triksën po, Donaldin jo.
Ermal Peçi: Po pse, se u ndanë?
Xhoi Jakaj: Token e desha shumë sepse ishte i vërtetë, por nuk mund të pozicionohesha.
Ermal Peçi: Pse nuk e suporton sepse u ndanë?
Xhoi Jakaj: Jo vetëm… Loja jo e vërtetë që bëri. Mua nuk më pëlqejnë njerëzit e pavërtetë. Dashuria duhet të jetë e vërtetë, është ose nuk është, ekziston ose nuk ekziston.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al