31 Janar, 2025

Nuk e takoi kurrë por pagoi 75 mijë dollarë për t’u varrosur pranë Marilyn Monroe! Arsyeja pse themeluesi i “Playboy” bëri këtë zgjedhje 25 vite para vdekjes së tij


Themeluesi i Playboy, edhe pse nuk e takoi kurrë personalisht Marilyn Monroe, zgjodhi 25 para vdekjes së tij që të varrosej pranë saj duke shkaktuar reagime të forta.

Themeluesi i Playboy, i cili u nda nga jeta në shtator të 2017 në moshën 91-vjeçare, e kishte planifikuar këtë 25 vjet para vdekjes së tij, duke paguar 75 mijë dollarë për varrin pranë aktores së njohur.

Zgjedhja e tij u konsiderua e diskutueshme, duke pasur parasysh obsesionin e tij me Monroe, të cilën nuk e kishte takuar kurrë personalisht.

Marilyn Monroe ishte personi që lançoi në thelb suksesin e Playboy, pasi ajo u shfaq në kopertinën e edicionit të parë të revistës në vitin 1953. Megjithatë, ajo nuk kishte dhënë pëlqimin e saj për publikimin e fotove të saj nudo, të cilat ishin bërë për një kalendar, për vetëm 50 dollarë. Në autobiografinë e saj ajo ka deklaruar: “Nuk kam marrë kurrë një falenderim të vetëm nga të gjithë ata që kanë bërë miliona nga një foto e mija nudo. Madje më duhej të blija një kopje të revistës për të parë veten në të”.

Në vitin 1992, Hefner bleu varrin pranë saj në varrezat e Westwood Village Memorial Park, duke arsyetuar se Monroe ishte ikona që lançoi Playboy. Në një intervistë në vitin 2012, ai tha: ” Ndjej një lidhje të dyfishtë me të, sepse ajo ishte çelësi për fillimin e Playboy.” Ne kemi lindur në të njëjtin vit .

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al