Dhjetë nuk janë mjaftueshëm për Kris Jenner -ajo dëshiron më shumë nipër dhe mbesa!
Familja e famshme u mblodh për të promovuar shfaqjen e tyre të re ” The Kardashians” dhe vajza e vetme pa fëmijë e Kris, Kendall Jenner, zbuloi për “Daily Pop News” se nëna e saj po i bën presion që të krijojë një familje me të dashurin Devin Booker, ashtu si motra e saj e vogël, nënë e dy fëmijëve Kylie Jenner.
“Kris thjesht më dërgon mesazhe kot dhe thotë: “Mendoj se është koha”, dhe unë i them “A nuk jam unë ajo që e vendos?!” tha Kendall. “Thjesht po ta rikujtoj në mënyrë miqësore!” tha Kris.
Romanca e Kendall Jenner me basketbollistin Devin Booker po shkon shumë mirë por të dy yjet vazhdojnë të jenë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre.
Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns konfirmuan lidhjen në qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një romancë të mundshme. Prej asaj kohe postimet e tyre së bashku në rrjetet sociale dhe daljet në publik numëron me gishtat e dorës.
Kendall ka deklaruar se do të jetë shumë private në lidhjet e saj dhe se do t’i jetojë larg syve të botës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al