14 Shkurt, 2022

“Nuk është e adoptuar”/ Kopertina e ‘Vogue’, Naomi Campbell pozon për herë të parë me vajzën


Naomi Campbell ka zbuluar për herë të parë fytyrën e vajzës së saj në një intervistë për kopertinën e Vogue. Duke folur në numrin e marsit të British Vogue, supermodelja, 51 vjeçe, zbuloi se vajza e saj, të cilën e mirëpriti në maj, nuk është e birësuar dhe konfirmoi për revistën se ajo është vajza e saj, duke refuzuar të ndajë detaje të mëtejshme.

Duke mos zuluar se kush është partneri i saj, apo qoftë edhe emrin e fëmijës, supermodelja u shpreh se prindërimi është gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë në jetë. Duke zbuluar se të paktë ishin ata që e dinin këtë lajm, Naomi e quajti këtë moment të jetës së saj si një bekim. “Ajo është bekimi më i madh që mund ta imagjinoja ndonjëherë. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”.

Diku tjetër në intervistën e saj, Naomi këmbënguli se ajo ende e do modelingun, megjithatë pranoi se sa më shumë rritet, aq më shumë acarues ky profesion bëhet. “Sepse unë jam 51 vjeç, duke ecur me vajza që janë 18! Është e mrekullueshme të jem me këta të rinj në moshën time, por më duhet të them, në një nga shfaqjet kam thënë: ”Hajde vajza! Ngrini këmbët tuaja! Pse po ecni kaq ngadalë?” Ajo shtoi: “Padyshim që ndihem sikur koha ime ishte më e gëzueshme. Ne buzëqeshnim! Duhet të tregojmë personalitetin tone”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al