31 Maj, 2024

Nuk është Egla Ceno, Ori Nebijaj zbulon dy ish-konkurrentët më të fortë të “BBV”: Çmimin e parë do të doja që ta shikoja mes…


Deputetja dhe opinionistja e sezonit të tretë të “BBV”, Ori Nebijaj ka treguar se do të kishte dëshirë që të shikonte Julian Dedën dhe Romeo Veshajn “kokë më kokë” në një televotim për çmimin e madh.

Gjatë një interviste për emisionin “Pardo my French”, Ori u shpreh se Romeo është kritikuar dhe sulmuar shumë për arritjen që ai ka bërë deri më tani, ndërsa përsa i përket Julit ajo tha se statuja e favorizon atë në çdo aspekt.

Ndonëse Egla Ceno një javë më parë u shpall fituesja e “BBV”, opinionistja e renditi aktoren në vendin e tretë, ndërsa më pas Meritonin dhe Heidin,

Në podin final nuk do ti doja çiftin bashkë. Me dëshirë do të doja ta shikoj Julin. Heidit ja jap me zemër, se nuk e shoh si fituese. Personazhet kanë qenë shumë të fortë dhe nuk është e lehtë ti ndashë, dhe kjo ishte më e bukura.

Çmimin e parë do të doja që ta shikoja mes Julit dhe Romeos. Romeon për faktin se është kritikuar shumë, është sulmuar shumë, edhe është dashur shumë. Më dukej sikur të gjithë kishin një inat, pse ja ka dalë ky dhe kjo gjë mua s’më pëlqente. Julin statuja e favorizon në çdo aspekt. Do të çoja Eglën në vendin e tretë. Juli-Romeo, Egla, Meritonin dhe Heidi”– tha Ori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al