Mbrëmjen e djeshme 5 finalistët e “BBV” u suprizuan në shtëpi nga Ronaldo Sharka, Ina Kollçaku, Enxhi Nasufi, Ed Manushi, Erjona Rusi, Bieta Sulo dhe Blendi Salaj, të cilët darkuan me konkurrentët.
Teksa po qëndronin të gjithë së bashku, në një moment Ina e ka pyetur Romeon se kush është konkurrenti që mendon se eleminonte nga ‘BBV’.
Aktori tha se i vetmi banorë që mund ta nxjerrë nga shtëpia do të ishte vëllai i tij Donald Veshaj, sepse sipas tij ai luan më mirë.
“Unë mendoj se konkurrenti i vetëm që do më nxirrte mua nga kjo shtëpi do të ishte Donaldi sepse mendoj se ka qenë shumë herë më i zoti se mua”– tha Romeo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al