23 Janar, 2021

Nuk është më kokëkuqe! Bebe Rexha bën një tjetër ndryshim në look dhe ja si duket këngëtarja tani


Bebe Rexha i ka habitur të gjithë me ndryshimin e  papritur që bëri në look ditën e djeshme.

bebe rexha (3)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore u shfaq në disa video të publikuara në llogarinë e saj në Instagram duke lyer flokët.

bebe rexha (1)

Pas ngjyrës së kuqe, me të cilën i leu vetë flokët, tashmë duket se erdhi momenti që Bebe të kthehet sërish në bionde, ngjyrë së cilës i ka qëndruar besnike ndër vite.

bebe rexha (4)

Rexha tregoi se me këtë ngjyrë ndihet vetvetja, edhe pse e kuqja i shkonte shumë dhe e bënte të dukej mjaft seksi.

bebe rexha (2)

Vendosa të jetoj përsëri në botën e biondeve. Ndihem më shumë vetvetja. Ju dua!”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

bebe rexha (1)

Së fundmi, gjatë kohës që realizoi një video për “Esquire”, Bebe tregoi pjesët më të veçanta të shtëpisë së saj.

bebe rexha (2e)

Ajo veçoi një element që nuk i mungon kurrë kuzhinës së saj e bëhet fjalë për vegetën. Ndër të tjera, ajo u shpreh se “nëse je shqiptar, kjo erëz nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tuaj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al