30 Janar, 2021

Nuk është më vetëm Hana në mes! Mozzik dhe Loredana Zefi nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë


Zërat se Loredana Zefi dhe Mozzik janë rikthyer bashkë vazhdojnë të qarkullojnë lart e poshtë.

loredana zefi mozzik (5)

Pavarësisht se reperi e ka mohuar diçka të tillë, faktet tregojnë të kundërtën.

Së fundmi, dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, por jo në profilet e tyre.

loredana zefi mozzik (3)

Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të, ndjek edhe Mozzik-un. Madje në këtë faqe ajo ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe ish-partnerin.

loredana zefi mozzik (1)

Ditën e djeshme, duket se Zefi ka luajtur një lojë të vogël me ndjekësit e saj. Reperja ka udhëtuar drejt Tiranës dhe ka darkuar me Mozzik-un e me disa miq të tjerë të tyre në një restorant në kryeqytet.

loredana zefi mozzik (7)

Artistja postoi në Instagram një foto, në të cilën shihet dora e saj duke mbuluar një person në sfond.

Kush është?”, shkroi ajo krahas postimit, ku personi duket fiks si Mozzik.

loredana zefi mozzik (6)

Më pas, ajo publikoi edhe një foto tjetër të gishtit të saj dhe të atij të reperit, ku duken dy tatuazhet që ata kanë gdhendur.

loredana zefi mozzik (8)

Të njëjtën foto, ata e kanë realizuar edhe në vitin 2018, dhe si duket pas ribashkimit kanë vendosur ta bëjnë sërish.

loredana zefi mozzik (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al