Elhaida Dani u përfaqësua denjësisht në ‘’Kënga Magjike’’ me një baladë në titullin ‘’E ngrirë’’, por që nuk mundi të merrte më shumë sesa vendi i dytë. E ftuar tek ‘’Rudina’’ këtë pasdite ajo ka folur më shumë detaje për karrierën teksa ka prezantuar edhe projektin e saj të radhës, versionin anglisht të këngës që u prezantua në ”Kënga Magjike”.Kënga ”Amazing” u publikua në YouTube në orën 17:00. Por sikundër ndodh gjithmonë me personazhet e famshëm në intervista publike, ajo nuk mundej t’i shpëtonte pyetjes për jetën e saj personale, për të cilën duhet thënë se është treguar gjithmonë hermetike.
‘’Nuk ka asnjë të re që unë do doja ta bëja publike’’- u shpreh Elhaida. Ajo ka thënë se njeh shumë njerëz në përditshmëri, por do të takoj një djalë që ta trajtojë si princeshë, ashtu sikundër ajo mendon se e meriton.
Gjatë rrëfimit për ‘’Rudinën’’ Elahaida tregon se ka një raport shumë të afërt me prindërit. Stafi i emisionit i kishte pëgatitur një surprizë asaj’ një videomesazh nga mbesa e cila këndonte këngën e saj pjesëmarrëse në ‘’Kënga Magjike’’ e cila shoqërohej nga gjyshja, e ëma e Elhaidës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al