13 Mars, 2021

Nuk i bëhet vonë për arratinë! Pasi veshi fustanin e bardhë, Fjolla Morina shijon pushimet luksoze në Dubai me bashkëshortin e saj


Rreth një javë më parë, u mësua se Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, kishin zhvilluar ceremoninë e martesës në fshehtësi.

Dyshja i tha “PO” njëri-tjetrit pikërisht në ditën e të dashuruarve, më 14 Shkurt.

Këngëtarja gjithashtu kishte veshur edhe fustanin e bardhë të nusërisë për të kurorëzuar dashurinë me Fisnikun, ngjarje të cilën ka dashur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

E teksa ka probleme me drejtësinë shqiptare, ku së fundmi u arratis edhe nga banesa ku po vuante dënimin, Fjolla po shijon jetën pas martesës në maksimum.

 

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto, në të cilat shihet krah bashkëshortit.

FJOLLA MORINA FISNIK SYLA (3)

Dyshja kanë nisur pushimet luksoze në Dubai dhe këtë moment kanë dashur ta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

FJOLLA MORINA FISNIK SYLA (9)

Dyshja shihen të buzëqeshur në foton e parë, e në të dytën, Fjolla i ka dhuruar Fisnikut një puthje në faqe.

Dashuri”, shkroi Fjolla krahas postimit.

Për shkak të arratisë, Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

FJOLLA MORINA FISNIK SYLA (4)

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Gjithashtu u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla si edhe shoferi i saj.

FJOLLA MORINA FISNIK SYLA (2)

Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Gjatë seancës, ajo kërkoi që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit.

Fjolla dhe Fisniku u martuan në dhjetor të vitit të kaluar dhe lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet rrjeteve sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al