Moderatorja Jonida Vokshi publikoi dje një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej brenda në makinë, por me një look totalisht ndryshe.
Ajo ka prerë balluke dhe ky ndryshim i papritur i saj është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët i kanë shkruar komente shumë pozitive.
“Gjeni ndryshimin!”, shkroi moderatorja krahas videos.
Në muajin qershor të vitit që lamë pas, Jonida dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një vajzë. Çifti vendosi që të voglën ta pagëzojë me emrin Emi, me të cilën na ka prezantuar tashmë përmes rrjeteve sociale.
Pas lindjes, Jonida i befasoi të gjithë me format e trupit dhe çdo kilogram që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, e humbi menjëherë.
Madje, ë ajo vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim në pamje, duke hapur ngjyrën e flokëve gjatë verës e duke iu shtuar disa “highlights”, look që u mirëprit nga të gjithë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al