26 Qershor, 2021

“Nuk ishin burra”- Aristela Leka bën deklaratën e fortë për djemtë e “Për’puthen” dhe zbulon si do të ishte “princi” ideal për të


Aristela Leka ka dhënë një deklaratë “bombë” ditën e djeshme, kur tha se asnjë nga meshkujt brenda “Për’puthen” nuk ishte “burrë”.

aristela leka (4)

E ftuar në ‘ABC’, ish-konkurrentja tha:

Çunat aty dukeshin nga larg si burra, por nga afër nuk ishin burra. Ata për veten e tyre janë ndjerë burra, por për mua s’janë. Një burrë në syrin tim është një person që i del për zot vetes, është një person që thotë që jam dikushi, por në fakt s’është askushi, është një person që e mban fjalën që thotë dhe është një person që e ka atë komunikimin me mua. Asnjë nga ata nuk ishte për mua”.

Aristela u komentua shumë për look-un që kishte zgjedhur për natën e parë kur do të futej në programin e dashurisë. Në lidhje me këtë temë, ajo tha se është e vetmja gjë për të cilën është bërë pishman, pasi mund të ishte veshur më ndryshe, ndoshta pak më seksi.

Pas përfundimit të programit, Aristela është parë disa herë nën shoqërinë e Mevlan Shabës, e për këtë arsye, njerëzit nisën të aludonin se mes tyre kishte nisur diçka.

Leka e pranoi se janë takuar, por sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa shoqëri.

aristela leka (6)

27-vjeçarja tha se partneri ideal për të do të ishte një person që e njeh edhe nga ekrani, që është posesiv, që nuk është kontrollues përsa i përket rrjeteve sociale, që nuk është i njohur dhe që nuk i paguan të gjitha ai faturat.

aristela leka (3)

Aristela tha se nuk e fal tradhtinë dhe se është tradhtuar më parë, por ajo vetë nuk e ka bërë diçka të tillë.

Leka ka realizuar disa takime të këndshme me Princin, por nuk pranoi të dilnin bashkë të përputhur. Për ish-konkurrentin, ajo tha: “I uroj jetë të lumtur Princit”.

aristela leka (2)

Ndërsa për Blerimin ajo tha që nuk do të flasë fare.

Një tjetër sfidë për Aristelën ishte përballimi i komenteve negative që i vinin për shkak të peshës. 27-vjeçarja tha se kjo e kishte bërë të ndihej tmerrësisht keq, madje në disa raste kishte qarë shumë.

aristela leka (1)

Gjithashtu, e gjithë kjo situatë u bë shkak që ajo të vinte balonin gastrik për t’u dobësuar. Tashmë, Leka tha se ndihet shumë mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al