2 Tetor, 2024

Nuk ishte dakord për lidhjen e tyre! Sara Gjordeni zbulon marrëdhënien me nënën e Bardhit, ish-banorja e BBV publikon mesazhet me vjehrrën


Sara Gjordeni, së fundmi ka zbuluar marrëdhënien që ka me nënën e këngëtarit, Bardhi Idrizi. Në fillesat e lidhjes së Sarës dhe Bardhit, familja e këtij të fundit nuk ka qenë dakord por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e Big Brother, teksa ka postuar disa mesazhe me vjehrrën e saj në “InstaStory” ku shkruan: Nani Selvush, vjehrra që i uroj çdo vajze.”

Në bisedën e publikuar duket se nëna e Bardhit po thur një palë doreza për bebushen e çiftit e cila pritet të vi në jetë së shpejti.

Kujtojmë që raporti mes çiftit Bradhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej muaj është përfolur në median rozë por jo vetëm. Shpeshherë është përmëndur edhe marrëdhënia e ish-misit me familjarët e Bardhit.

Në një “ask me questions” që Sara postoi disa ditë më parë, i është  përgjigjur një ndjekëseje e cila i tha që nëna e Bardhit duket e lumtur që ka një nuse të tillë. Me këtë rast, ish-konkurrentja ka sqaruar raportin e tyre dhe tha se është krejtësisht ndryshe nga ajo që kanë menduar njerëzit.

“Në sytë e vjehrrës tënde është parë që është shumë e lumtur që ka një nuse si ty”, ka qenë komenti i një ndjekësi.

Unë dhe nëna Selvie kemi pasur një marrëdhënie mëse të respektueshme dhe plot dhembshuri që momentin e parë. Atëherë kur të gjithë thoshin ‘Sara u shkoi me Kumanovë me zor’. Në fakt, ka qenë nëna e Bardhit që më kërkoi me ngulm pranë saj”, u përgjigj ajo.

Ndër të tjera ajo shtoi“Lidhja jonë nuk ka asnjë të ngjashme me çfarë është komentuar. Nëna ka qenë ndër mbështetëset e mia më të mëdha në Big Brother VIP, më ka njohur jashtë tij dhe ka shpresuar nga dita e parë me zemër që unë të isha nusja e Bardhit”.

Kujtojmë që çifti i njohur Sara Bardhi i patën fillesat e romances së tyre brenda shtëpisë se Big Brother Vip, pas daljes nga shtëpia ata e vazhduan lidhjen e tyre. Në këtë kohë që flasim dyshja janë në pritje të një vajze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al