22 Prill, 2022

“Nuk ishte ndonjë ndjesi e veçantë”- Ish-konkurrenti i Për’puthen flet për puthjen me Arilena Arën: Nuk më flet fare


Ish-konkurrenti i Për’puthen, Bruno Shemsho ka komentuar puthjen me këngëtaren Arilena Ara, e cila u bë virale në rrjet.

Ai ishte i ftuar në “Glamour Zone” ku u pyet nëse ka pasur komunikim me këngëtaren pas puthjes së shumëkomentuar. Bruno tregoi fillimisht se për të nuk kishte ndonjë ndjesi të veçantë si puthje pasi ai thjesht po aktronte. Më tej ai shtoi se Arilena Ara shkon në të njejtën palestër me të, por nuk kanë asnjë komunikim.

Pyetje: Është bërë virale një pjesë kur ti ke ndarë një puthje në buzë me Arilena Arën, ma përshkruaj si u ndjeve në ato momente?

Bruno: E mbaj mend. Nuk ishte ndonjë ndjesi e veçantë të them të drejtën, jo ndonjë gjë kushedi.Thjesht po aktroje disi. Edhe pas puthjes nuk kemi folur fare. Madje unë Arilenën e kam edhe në palestër, dhe nuk është se flasim, nuk e mbajmë mend njërit-tjetrin.

Kujtojmë se Bruno la një muaj më parë emisionin Për’puthen për të vazhduar njohjen jashtë me konkurrenten Floriana Gjini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al