Nga këngëtarë të ndryshëm kemi dëgjuar eksperienca të ndryshme nga prapaskenat e realizimeve të videoklipeve, shpesh qesharake. Por, nuk mungojnë as aksidentet apo situatat e pakëndshme siç i ka ndodhur Aurel Thëllimit.
Aurel ka realizuar projektin e ri, xhirimet e të cilit janë realizuar pranë detit. Por shkëmbinjtë nuk janë treguar aq ‘miqësorë’ me artistin pasi ai është rrëzuar dhe ishte vrarë. I ftuar te “Rudina” ai tregoi historinë pas fotos që postoi në rrjetet sociale ku shfaqej me këmbën e vrarë.
“Kjo është mungesa e kulturës thashë atë ditë. Unë hipa te gurët e parë. Më pëlqeu shumë ambienti dhe infrastruktura që kishin zënë gurët atje dhe më pëlqeu një gur që ishte më lart. Por unë nuk kam një jetë shumë aktive me plazhin duke ditur që periudha jonë është shumë e kufizuar. Thashë do shkoj te ai guri atje dhe isha zbathur. Ai më dëmtoi, këmba rrëshkiti dhe unë rashë. Rrëshkita mbi gur dhe aty u çava, kam çarë dorën, kam vrarë këmbën. Thashë “ne kështu do filmojmë”. I kam larë pantallonat atje, në ujë. Nuk ishte problemi që më dhembi, problemi ishte që gjaku më bëri pis veshjen dhe kisha vetëm një veshje.”- tha Aureli.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al