3 Maj, 2022

“Nuk jam ndjerë kurrë më keq”/ Neritani flet për bullizimin për shkak të peshës në Për’puthen, akuza të rënda Lauretës


Neritani i “Për’puthen” ka bërë një rrëfim prekës ditën e sotme lidhur me peshën e tij dhe komentet bullizuese.

Ai tha se vite më parë ka vuajtur nga depresioni dhe i është dashur të marrë ilaçe. Kjo i shkaktoi atij shtim në peshë dhe prej andej nuk ka mundur të rikthehet në formë.

Neritani tha se nuk është ndjerë kurrë aq keq sa është ndjerë kur është bërë pjesë e “Për’puthen” pasi është bullizuar jo vetëm nga publiku por edhe konkurrentët konkretisht Laureta.

Nëse do kishte bullizim për mua Laureta do ishte statujë. Ditën që ishte Prime nuk të bëra asgjë nuk të fola fare, isha shtrirë erdhi dhe tha: “Po ti çfarë bën këtu, shko aty ku e ke vendin”. Vuaja nga depresioni dhe për shkak të ilaçeve që mora shtova në peshë. Kur vazhdova shkollën inxhinier-informatike nuk e pëlqeja dhe familja më thoshte që duhet të shkoja. I gënjeja dhe nuk shkoja në shkollë. Më pas kuptova se po kaloja depresion, shkova tek psikiatri, mora anti-depresivë për dy vjet. Më pas vazhdova shkollën që doja dhe tani jam mirë. E kam përjetuar shumë keq në “Për’puthen”. Nuk e kam përjetuar kurrë më keq. Do doja shumë që një nga konkurrentët apo njerëzit që na ndjek të më dërgontë një mesazh dhe të më thoshte “fole gabim” ose të më jepte një mendim ndryshe. Por teksa unë jap mendime këtu më shkruajnë e më thonë ‘je ashtu, je kështu, je lopë”, gjëra bullizimi.” -tha ai.

Neritani këto kohë ka qenë i fokusuar te Alesia por duket se gjërat me të nuk po shkojnë mirë sepse së fundmi kanë patur probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al