28 Janar, 2025

“Nuk jam perfekt, jam me të meta”- E paditi për ngacmim s*ksual, Justin Baldon publikon audion ku i kërkoi falje Blake Lively-t gjatë xhirimeve të filmit “End With Us”


Justin Baldoni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për mosmarrëveshjet e ashpër ligjore me Blake Lively, pasi kjo e fundit e akuzon për ngacmim seksual regjisorin.

Së fundmi ai publikoi ​​​​një mesazh të gjatë zanor të cilin ja ka dërguar asaj në prill 2023, pasi  dyshja nuk po binin dakord për ndryshimet në një skenë të filmit ” It Ends With”.

Në audion e siguruar nga Daily Mail, Baldoni i kërkon falje Lively-t, duke pranuar se sjellja e tij nuk ishte ideale dhe duke e falënderuar që i besoi kur ndau idetë e saj me të.

” Dua të filloj me një falje,” tha Baldoni, duke shpjeguar se ai u ndje ‘i fundosur’ kur lexoi mesazhin e Lively-t ku sipas tij, kjo e fundit e kërcënonte.

“E dreqosa” shtoi ai, duke shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e saj lidhur me situatën.

Baldoni, i njohur për punën e tij në serialin “Jane the Virgin”, theksoi se gjithmonë mundohet të pranojë gabimet e tij.

 “Unë nuk jam perfekt. Unë jam një person me të meta, por gjithmonë e pranoj dhe kërkoj falje kur dështoj, ” tha ai, duke theksuar se synon të përmirësohet.

Në mesazhin audio, regjisori iu referua edhe takimit të tij në Penthouse të Lively dhe Ryan Reynolds, ku ishte e pranishme edhe Taylor Swift.

Sipas tij, Lively e përshkroi bashkëshortin e saj dhe këngëtaren e njohur si “titanë ” që e mbrojnë atë në betejën e saj. Ndërkohë, Baldoni vlerësoi punën krijuese të Lively-t, duke thënë se ndryshimet e saj në skenar do ta bënin filmin të “shperthejë”.

Gjithashtu, Baldoni u shpreh se përvoja e këtij filmi të jetë terapeutik për Lively-n, pasi “It Ends With Us” është bazuar në librin e Colleen Hoover, që trajton dhunën në familje. Ai theksoi se Lively është “përbërësi sekret ” i filmit, ndërsa tha se mezi pret të punojë më shumë me të.

Mesazhi audio u publikua mes një beteje ligjore mes Baldonit dhe Lively, pas akuzave të saj për ngacmim seksual dhe hakmarrje. Baldoni i mohoi akuzat, duke ngritur një padi për shpifje dhe shantazh kundër Lively dhe Reynolds më 16 janar, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al