Emri i moderatores Bora Zemani ka qenë ndër më të lakuarit muajt e fundit në showbizin shqiptar, për romancën e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj Moderatorja ka habitur ndjekësit me postimet e saja më të fundit në llogarinë personale në Instagram.
Para disa minutash ajo postoi një pyetje për ndjekësit e saj ‘’A jeni gati’’, ndërkohë që pak më vonë Zemani postoi një foto duke e treguar se për çfarë e kishte fjalën. Bora ka treguar se në mbrëmje do të publikoj këngën e saj më të re që mban titullin ‘’Nuk jam si ti’’.
‘’ Nuk jam si ti është surpriza për ju njerëz. Mezi po pres të ndaj këngën time me ju. Numëroni orët’’, ka shkruar moderatorja krah fotos.
Disa nga ndjekësit në Instagram kanë aluduar se kjo është një formë reagimi ndaj të gjithë situatës që është duke ndodhur me ish-të dashurin e saj, Donaldin. Ata kanë ngritur dyshimet se kjo këngë i dedikohet atij.
‘’ Opa, oh Zot dhe Bora Zemani dedikon këngë Donaldit’’, ka shkruar një komentues.
‘’Po i kthen përgjigje Donaldit’’, shkruan dikush tjetër.
Kujtojme këtu që para disa ditësh aktori i humorit publikoi këngën e tij ‘’Nuk je’’, ku shkaktoin trazira në rrjet dhe aludimet nisën se kjo këngë i dedikohej, Bora Zemanit. Ishte një detaj i shfaqur “blic” në fund të videoklipit që i ka vënë vulën. Në mbyllje, shkurt shfaqet numri 5.
Për ata që nuk e dinë kuptimin e këtij numri, 5 nëntori është përvjetori i lidhjes së Donaldit dhe Borës. Teksa ishte në Big Brother VIP, aktori zbuloi se ata kanë nisur romancën e tyre në 5 nëntor të 2018. Madje, ai i dhuroi asaj varsen që mbante vetë për të cilën tregoi se Bora e ka shumë qejf, bashkë me një pako biskota.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al