19 Mars, 2024

Nuk janë Romeo dhe Juli! Pas daljes nga shtëpia, Sara Karaj zbulon fituesin e “Big Brother VIP 3”


Sara Karaj ishte konkurrentja që primen e së shtunës u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në atë shtëpi, por ka anashkaluar as lojën e konkurrentëve.

Ajo tha që dëshiron që çmimin e madh dëshiron ta fitojë Egla Ceno, pasi sipas saj Julian Deda është jashtë mode.

Unë jam mes Eglës dhe Romeos, por dua ta fitojë Egla. Ndërsa Juli më duket që është ‘jashtë mode’”- u shpreh misi.

Përsa i përket mënyrës së si është pritur pas daljes nga shtëpia, Sara tregoi se ndihet shumë e lumtur sepse ka pasur shumë reagime pozitive.

“Po e përjetoj shumë mirë. Kam patur reagim pozitiv dhe jam e lumtur për këtë. Për momentin do jem në Shqipëri. Do merrem me disa bashkëpunime me disa emisione. Do jap intervista, nuk besoj që do filloja diçka vetë, por nëse ftohem në ndonjë projekt, sepse janë diskutuar disa…”- tha Sara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al