Nga ‘urrejtja’ lind dashuria- do ishte fraza perfekte për tu përdorur për rastin e Elgit Dodës dhe dy binjakëve Veshaj që janë bërë të pandarë.
Aq të pandarë sa partnerja e producentit, Klea Huta tha pak ditë më parë se “Elgitin s’po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo me Donaldin më shumë se unë.” Ata bashkëpunuan për një këngë një vit më parë dhe duket se aty lindi miqësia. Më pas Elgiti u frymëzua nga lidhja e Donaldit me Bora Zemanin për një triologji të shkruar në bashkëpunim me aktorin.
Kur Donaldi ishte pjesë e “Big Brother VIP” Elgiti ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij. Bashkëpunimet dhe miqësia e kthyen edhe atë në protagonist teksa pas mbarimit të formatit ata kanë sjell edhe një bashkëpunim, ‘Picaso’, dhe kanë bashkëpunuar për këngën e Donaldit ‘Nuk je’.
E kur tanimë i shohim kudo bashkë, në fillim Elgiti nuk ka patur një mendim të mirë për vëllezërit nga Vlora. Dhe këtë e ka zbuluar vetë. Ai do jetë i ftuar i radhës në “Më lër të flas” të premten dhe në promon e emisionit Elgiti dëgjohet duke thënë: “Kam patur një mendim për ju që s’ju duroja dot fare”.
Me kalimin e kohës Elgiti ka ndryshuar mendim e tashmë është shndërruar si në ‘vëllain e katërt Veshaj.’
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al