Inva Mula , sopranoja shqiptare me famë botërore këto ditë ndodhet në Tiranë, ndërsa do të jetë pikërisht ajo që do të çelë sezonin e ri artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit .
Këtë herë Inva do të vijë në krye të operës ‘Peshkatarët e Perlave’, ku krahas pjesëmarrjes do të jetë aty edhe në rolin e regjisores së shfaqjes. Kohët e fundit zërat për një ftohje të marrëdhënies me bashkëshortin E’them Ramadani janë shtuar, madje është aluduar rreth një divorci të mundshëm, por duket se me një foto të kapur nga paparazzi i Panorama , Inva ua ka mbyllur gojën të gjithëve.
Ajo shfaqet në krah të bashkëshortit në një nga eventet e kryeqytetit. E veshur me fustan të zi dhe si gjithmonë chic dhe elegante Inva dhe E’themi kanë qëndruar gjithë kohën bashkë, duke e ndjekur shfaqjen me shumë vëmendje dhe kësisoj kjo dalje e tyre publike pas një mungese të gjatë i hedh poshtë dyshimet se mes tyre mund të flitet për ndarje.
Sigurisht një arsye që na bëri të mendonim për një divorc të mundshëm ishte edhe fakti se çifti nuk i kaloi pushimet bashkë. Inva u fotografua në bregdetin e jugut duke pushuar me fëmijët e saj dhe të dashurën franceze të djalit, ndërsa Ramadani nuk u duk askund.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al