Gigi Hadid është një ndër modelet më të njohura në të gjithë botën dhe të gjithë këtë sukses e ka arritur vetë pa ndihmën e askujt, sipas babait të saj, Mohamed.
72-vjeçari ndau në Instagram-in e tij 20 gjëra që nuk i dinim rreth modeles me rastin e ditëlindjes së saj që e feston sot.
“Nuk ka marrë kurrë as edhe një qindarkë nga prindërit e saj”,- është fakti i parë që Mohamed dëgjohet duke thënë.
Ai zbuloi se Gigi filloi modelingun për herë të parë kur ishte sa e bija sot, pra vetëm shtatë muajshe. Ajo pozoi për “Baby Guess” dhe sipas artistit, ishte fëmija që numëronte numrin më të lartë të kopertinave të “Vogue” në atë kohë.
Mohamed është baba i tre fëmijëve, Gigi-t, Bella-s, 24 vjeç, dhe djalit Anwar, 21 vjeç, (i dashuri i Dua Lipës), të cilët erdhën në jetë nga marrëdhënia me ish-partneren, Yolanda Hadid.
Ai është gjithashtu baba i Marielle, 40 vjeç, dhe Alana Hadid, 35 vjeç, të cilat erdhën në jetë nga martesa e tij e parë me Mary Butler.
Gigi Hadid dhe bashkëshorti i saj, Zayn Malik, janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Khai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al