4 Shtator, 2017

Nuk ka më divorc, Pitt dhe Jolie gati për rinisje!


Mesa duket nuk ka më divorc. Brad Pitt dhe Angelina Jolie i kanë dhënë njëri-tjetrit një mundësi të dytë. Ky ka qenë takimi i parë pas 10 muajsh i dy yjeve hollivudian, larg syrit të medias dhe është realizuar në Beverly Hills, në shtëpinë e një miku të përbashkët të çiftit, ku Jolie dhe Pitt kanë mbërritur me dy makina të ndara.

Biografi i çiftit, Ian Halperin thotë se çifti ka qëndruar për herë të parë përballë njëri-tjetrit, vetëm për vetëm, pa prani të avokatëve apo psikologëve. Pati shumë lot, thotë Halperin, asgjë më nuk kishte mbetur për tu diskutuar mes të dyve. Thjesht vendosën se e dashuronin ende njëri-tjetrin dhe vendosën për një fillim të ri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al