15 Mars, 2021

Nuk ka më ‘party’ e as tatuazhe! Pasi mbushi 30-vjeç, Rita Ora vendos të bëjë këto ndryshime në jetën e saj


Rita Ora duket se po nis një kapitull të ri.

rita ora (3)

Tani që ka mbushur 30 vjeç, këngëtarja ka vendosur të heqë dorë nga festat, raporton “Mirror”.

rita ora (1)

Ky vendim vjen disa kohë pasi ajo theu rregullat anti-covid, duke organizuar një festë për ditëlindje, me mbi 30 të ftuar.

rita ora (5)

Duket sikur sapo mbushni 30 vjeç, ditën tjetër gjithçka ndryshon. Ju filloni të ndiheni sikur keni rrudha, sikur nyjet ju dhembin. Unë nuk mund të bëj atë që bëja më parë. Unë mund të këndoj më mirë, sesa të humbas zërin duke bërtitur kur dal jashtë”,- tha Rita.

rita ora (6)

Gjithashtu, këngëtarja ka gati 30 tatuazhe, për të cilat thotë se do t’i nënshtrohet një procedure për të hequr më shumë se gjysmën e tyre.

Sidoqoftë, tatuazhi që ka në qafë, gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën e saj.

rita ora (7)

Në të shkruhet “zog”, dhe e ka bërë diçka të tillë nisur nga mënyra se si nëna e saj, Vera, e quan me përkëdheli “zog i vogël”.

Së fundmi u mësua se Rita është ndarë nga Romain Gavras, e këtë lajm e konfirmoi edhe regjisori vetë.

rita ora (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al