11 Prill, 2022

“Nuk ka pëlqim për Samuelin, del për të kaluar kohën”, Mevlani nuk i kursen akuzat ndaj Lauretës


Ditën e sotme është transmetuar takimi mes Samuelin dhe Lauretës i cili u shoqërua me shumë diskutime dhe akuza ndaj konkurrentes në studion e Për’puthen.

Konkurrentë të ndryshëm ishin të mendimit se ajo po i zhvillon takimet me Samuelin thjesht për të kaluar kohën. Mevlani ishte ai i cili nuk i kurseu komentet duke thënë se Laureta nuk ka asnjë lloj pëlqimi për Samuelin.

“Laureta nuk ka asnjë lloj pëlqimi për Samueli, e shoh nga sytë e Lauretës që nuk ka asnjë lloj pëlqimi”, u shpreh Mevlani. Akuza këto që u mohuan nga Laureta.

Ndërkohë kjo e fundit është përfshirë edhe në një debat të fortë me Arjan Konomin i cili e akuzoi se nuk e lë të lirë motrën e saj Rrushen. Opinionisti e cilësoi këtë gjë si ‘skllavërim familjar’ teksa tha se Laureta është egoiste. “Rrushja pa Lauretën do ishte ndryshe. Sa herë ka takime e do të jap mendime, ndërhyn Laureta. Analizon takimet, kthen përgjigje. Kur duhet të flasësh ti flet Laureta. Është një lloj skllavërimi familjar. Ndodh edhe me fëmijët dhe prindërit.”-tha Arjani.

Nga ana tjetër, Laureta tha se fjalët e Arjanit janë shumë të rënda dhe se po mundohet që t’i ulë. “Fjalët e tua janë shumë të rënda. Nuk bëj teatër. Ta tregoj unë se çfarë jam.”-iu kundërpërgjigj ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al