2 Prill, 2022

‘’Nuk ka respekt për femrat’’/ Ish-konkurrentja habit me deklaratën e saj për Arjan Konomin: Nuk e meriton të jetë pjesë e emisionit, nuk ka familje, as grua…


Ish-konkurrentja e ‘’Për’puthen’’, Shqipe Hysenaj ka akuzuar opinionistin e programit, Arjan Konomin se nuk ka respekt për gjininë femërore.

E ftuar në emisionin ‘’Why Not’’ ajo ka  folur ashpër ndaj tij duke shtuar se ai nuk e meriton të jetë pjesë e një emisioni dashurie, pasi nuk ka një jetë dashurore dhe as familje.

‘’ Unë e kam theksuar edhe në emision me fjalë, me vepra dhe me stilolaps që Arjani nuk ka respekt për femrën, për gjininë femërore një. Është e vërtetë, jo realisht është mendimi im dhe e kam thënë që jashtë kamerave mundohet të ishte i butë dhe para ekranit do të nxirrte ty ajo që ti nuk ishte, do të provokonte. I ka të vetat mbase, por mendoj që një njeri i tillë që ka poshtëruar femrën, e ka ulur femrën, dhe është mundur ku e ke t’i çjerri maskën fundja që ato janë vajza të reja, janë vajza të vogla, nga njëzet e tre deri në njëzet e shtatë diçka e tillë. Në vend që t’i japë këshilla, që ai të thotë po të jap këshillë, të ofendon. Domethënë, duhet të jesh inteligjent për të kuptuar dhe një njeri që nuk të resperkon dhe që nuk ka familje, as grua dhe as fëmijë. Nuk meriton të jetë pjesë e një emisioni dashurie. Meqë për mua thoshte që isha psiqike, që isha përe psikologe, psikaiatër dhe unë e di që nuk kam pasur nevojë për psikolog. E dinte që mua nuk më përballonte ai’’, është shprehur Hyseni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al